Efekti i Ibrahimovic, Milani "përzë" futbollistin më të mirë

Efekti i Ibrahimovic, Milani "përzë" futbollistin më

Suso Fernandez është duke zhvilluar një nga sezonet më të dobëta me fanellën  e Milanit.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me situatën që po kalon klubi italian dhe po mendon të largohet në merkaton e janarit. Sipas asaj që raporton Calciomercato kuqezinjtë janë të gatshëm të shesin Suson, pas transferimit të Zlatan Ibrahimovic.

Duket se të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje konsensuale. Milani kërkon 25 milionë euro nga shitja e ish-sulmuesit të Liverpoolit që konsiderohet futbollisti me cilësitë më të mira tek klubi i "djallit". Në garë për 26-vjeçarin  janë Sevilla dhe Napoli, por lojtari dëshiron rikthimin në La Liga.

EMISIONET