Kryeministri Edi Rama përjashton kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit. 

Gjatë fjalës në Kuvend  nuk mundi të mos komentonte me ironi presidentin Ilir Meta me pjesëmarrjen e tij në manifestimin e 2 marsit.

"Ka mbetur qeveria e krimit dhe Vojo Amerikani që ka marrë përsipër të kthejë të gjithë nga Amerika e Gjermania dhe të rimarrë fatet në dorë duke puthur pa leje flamurin amerikan. Ne udhëheqim do vazhdojmë të udhëheqim dhe bilancin do ta bëjmë kur të vijë dita vitin e ardhshëm” u shpreh Rama. 

Rama  akuzoi presidentin Ilir Meta se po lobon kundër çeljes së negociatave                                                     

"Figura që çon letra për të lobuar për hapjen e negociatave dhe lobon për të mos çelur negociatat”

Rama shprehte i bindur se eshte vetem ai shpetimi i popullit. 

"I gjithë fronti fizikisht apo virtualisht bashkë i kundërshtarëve apo kritikëve tanë kanë dështuar dhe dështoi jo sepse ne kemi bërë gjithçka si duhet por jeni pa lidhje, nuk keni asnjë lidhje, jeni një pjesë e popullit pa lidhje fare fare.

Nuk kam vetëm me ju por me të gjithë ju që më dëgjoni nga ekrani jeni komplet pa lidhje se nuk e ndjeni këtë popull dhe fare fare se çfarë do në të vërtetë ky vend dhe këta njerëz.. kjo është arsyeja pse njerëzit që kanë shumë kritika ndaj nesh" 

Presidenti i përgjigjet Ramës: S'merrem me gruan e Bilalit

Akuzave të Ramës se po sulmon Ministren e Drejtësisë, Presidenti Meta i dha një përgjigje shkurt nga konferenca e përbashkët me homologun rumun.

Meta: Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit që e njohin të gjithë shqiptarët dhe nuk është serioze. Për fat të keq, kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar sidomos ato që njihen si kushtet e Bundestagut dhe të gjitha kanë të bëjnë me zbatimin e ligji. Raportet tregojnë qartë se kush e ka përgjegjësinë. Ne shpresojmë të ecim drejt një mundësie pozitive në mënyrë që në fund të marsit BE të na japë një mesazh të qartë.

Takimi i Yuri Kim me Etilda Gjonaj, Meta: Nuk ndaloj askënd që të rreshtohet me grupin falsifikator

Lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, pas takimit me ministren e Drejtësisë për vazhdimin e reformës në Drejtësi, Meta tha se ministrja po mundohet të rrëmbejë në mënyrë mafioze Gjykatën Kushtetuese, por shtoi se nuk ndalon askënd që të rreshtohet me grupin falsifikator.

Meta: Gjykata Kushtetuese po mundohet të rrëmbehet në mënyra mafioze nga ministrja e Drejtësisë dhe ekipi i saj, të cilët janë akuzuar nga presidenti për 4 vepra penale. Ajo vazhdon t’i mbajë leksione prokurorisë, kur prokuroria është e pavarur. Unë nuk ndaloj askënd që të rreshtohet me grupin falsifikator, kushdo qoftë, brenda dhe jashtë vendit. 

Unë si president, por edhe si kryetar i Kuvendit kam bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të respektohet me 140 vota. Se kush e ka minuar këtë reformë, kush ka përkrahur miratimin e ligjeve antikushtetuese, si në rastin e zgjedhjes së kryeprokurorit me 69 vota, kush ka bllokuar KED, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. 

Kjo çështje ka dëmtuar vendin dhe sistemin e drejtësisë. të gjithë po e shohim se kush po e mbështet atë që unë e quaj si grusht shteti. Unë kam qenë në zbatim të Kushtetutës së votuar me 140 vota. Kam bërë detyrën time edhe në raport me qeverinë për kapjen e sistemit të drejtësisë. edhe me opozitën që të mos i përgjegjësive për shkeljet që ka bërë mazhoranca, por të marrin pjesë aktive dhe të japin platformat e saj. 


/Ora News.tv/