Edi Rama je shumë pathetik dhe i neveritshëm

Edi Rama je shumë pathetik dhe i neveritshëm

Edi Rama, sapo tha: se pa këto emra të pëtveçëm Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, sot nuk do të kishim as Kosovë të lirë dhe as shtet të pavarur.

Jo shoku Rama, megjithë rolin që ka luajtur UÇK dhe atyre që dhane jetën për lirinë e Kosovës, pa Shtetet e Bashkuara dhe bombardimet e NATO, sot nuk do të kishte Kosovë. 

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se si makineria e luftës Serbe e zbrazi Kosovën për një jave.

Këta të katërt sëbashku me Isa Mustafën, janë përgjegjës për gjëndjen e Kosovës sot, të rrënuar prej korrupsionit dhe lidhjeve me grupet kriminale e shkatërrimit te institucioneve, mosfunksionimin e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira, rrënimit të ekonomisë, varfërimit të shqiptarëve ashtu si dhe ju me politikën tuaj në Tiranë. 

Kjo është çka ju bashkon ju me liderat e Kosovës që pëmendet.

Kosova dhe Shqipëria janë me numrin me të lartë për azilkërkues në Europë ku ka lënë pas dhe Sirinë, Avganistanin, Irakun. Kolumbinë ...

Vizita juaj në Kosovë me fjalimet tuaja patriotike dhe kombëtare ishin shumë pathetike dhe dukeni shumë i neveritshëm.

E vetmja gjë e mirë që mund ti bëni Kosovës dhe Shqipërisë, ju dhe ata që pëmendet ju, është ti hiqeni qafe Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbasi nuk ka kush ju heq, dhe të largoheni nga skena politike. 

Me ju dhe ata që pëmendet në Kosovë ditë me të zeza do të kenë shqiptarët.

EMISIONET