Edi Martini nuk e kursen aspak, Teuta në sulm për dyshen e Skënderbeut

Edi Martini nuk e kursen aspak, Teuta në sulm për dyshen e

Dy ditë pas fitores në kampionat kundër Flamurtarit, Teuta rikthehet në aksion. "Djemtë e detit" kanë zbritur sot në fushën e blertë për tu përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit.

Trajneri, Edi Martini gjatë kësaj periudhe do të ketë kohën e mjaftueshme për t’i njohur më mirë të gjithë lojtarët, pasi periudha që pati në dispozcion ishte e paktë, por arriti të marrë dy fitore, duke e kthyer Teutën sërish pretendente.

Stafi teknik ka vendosur që futbollistët të vazhdojnë me përgatitjet normalisht deri në 28 dhjetor dhe më pas do të marrin 5 ditë pushim, për tu rikthyer sërish në 3 janar.

Ashtu si një sezon më parë edhe këtë janar Teuta do ta zhvilloj fazën përgatitore në qytetin e Durrësit. Gjatë kësaj periudhe ekipi do të marrë ngarkesën e duhur për të përballur fazën e dytë të kampionatit.

Martini do ta ketë të gjithë grupin e plotë. Edhe, Arbër Cyrbja që ka qenë jashtë fushave duket se e ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Merkato pritet të sjell ndryshime tek Teuta. I pari që pritet të larghet është sulmuesi, Calid. Ndërkohë në vend të tij pritet të afrohet, Blerim Krasniqi nga Skënderbeu.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se 23-vjeçari është dëshirë e drejtuesve. Gjithashtu nga Skënderbeu synohet edhe mesfushori, Bruno Dita, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e bregdetarëve. Këtë fushatë, objektivi i presidencës ëshë pjesmëmarrja në Kupat e Europës dhe triumfi në Kupën e Shqipërisë, një trofe që mungon prej vitesh në Durrës.

EMISIONET