Edhe tifozët Kuq e Zi në protestë kundër Vuçiç në Tiranë

Tifozat kuq e zi kanë paralajmëruar se do të dalin në protestë të mërkurën kur pritet që në vendin tonë të mbërrijnë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për samitin Brdo-Brijunit.

Mes vizitorëve do të jenë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

"Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik.

"Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tek monumenti i vëllezërve Frashëri."-thuhet në njoftimin e grupimit të tifozave.

Në këtë mënyrë tifozat Kuq e Zi do t'i bashkohen protestët së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.


EMISIONET