Shqipëria është pozicionuar krah SHBA, Francës dhe Britanisë në sulmin ajror ushtarak të ndërmarrë gjatë natës në Siri.  Operacioni është në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma. 

Nga ana e saj Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme

Reagimi i Presidentit Meta

 Përmes një reagimi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta deklaron se Shqipëria është në krah të aleatëve dhe mbështet me vendosmëri Presidentin Trump.

"Mbeshtesim nderhyrjen ushtarake te SHBA, Frances e Britanise ndaj arsenalit kimik te regjimit kriminal te  Asadit. Jemi ne krah te aleateve tane dhe mbeshtesim vendosmerine e Presidentit Trump ne mbrojtje te jeteve te njerezve, te te drejtave te njeriut dhe te cdo veprimi i cili jo vetem ndeshkon akte barbare por krijon me shume siguri dhe stabilitet ne mbare boten" thuhet në reagimin e presidentit Meta.

Reagimi i ministrise se Jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

"Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet. Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit, thuhet në deklaratën e ministrisë

Më tej shtohet:  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Ministria e Mbrojtjes mbeshtet sulmin

Deklarata: Ministria e Mbrojtjes mbeshtet sulmin e Shteteve te Bashkuara e Amerikes, Mbreterise se Bashkuar dhe Frances ndaj regjimit te Sirise. Shqiperia, si nje vend anetar i NATO-s, i vlereson si te papranueshme perdorimin e armeve kimike, te cilat kane marre jete njerezish te pafajshem. Keto veprime bien ne kudershtim te plote me te gjitha konvetat nderkombetare.

 Per kete arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Shqiperise konsideron se, perdorimi i armeve kimike rrezikon sigurine dhe paqen nderkombetare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anetare te NATO-s eshte pergjigja e duhur ne emer te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. 

Reagimi i PD-se 

Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA,  Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit  kriminal në Siri.

"Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi  se regjimi i Asad-it  është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë  së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

 Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e  sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të  vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin  Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet  monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë  kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë" thuhet  në njoftimin e PD-se.

“Sulmet janë urdhëruar mbi caqet e lidhura me kapacitetet e armëve kimike të Qeverisë siriane”, tha Trump.

Mediu: Është rikthim i mbrojtjes së njerëzve

Edhe kryetari i Partisë Republikane, njëherësh ish-Ministër i Mbrojtjes Fatmir Mediu e cilësuar sulmin në Siri një rikthim në mbrojtje të njerëzve të pafajshëm.

"Sulmi i SHBA, UK dhe Frances kunder regjimit te Asad eshte padyshim rikthimi ne Mbrojtje te njerezve te pafajshem te shtypur dhe dhunuar jo vetem ne Siri por edhe në gjithe vendet e tjera.
Sulmi kimik i regjimit te Asad ndaj popullit te vet me arme kimike eshte jo vetem nje akt cnjerezor por dhe nje tregues se regjime te tilla nuk ndalen para asgjeje. 

Prandaj kjo situate duhet te ngreje ne kembe gjithe njerezimin kunder Asad por dhe dhe atyre qe e mbeshtesin, ky kualicion I se keqes eshte nje kercenim qe po i afrohet edhe ballkanit. 

Kjo situate duhet te ma hap syte pa qene teper vone.Me shume se deklaratat mbeshtetese sot vlen nje reflektim pergjejgjesish perballe shqiptareve dhe interesit kombetar, jo vetem per shkak se Rusia por dhe aleate te vjeter e te rinj qe po shtrine te keqen dhe konfliktet ne ballkan"

Lexoni me shume: SHBA dhe aleatët sulmojnë Sirinë





/Ora News.tv/