Edhe pse në kohë koronavirusi, intensiteti i punës në shërbimin zjarrfikës është i njëjtë

Edhe pse në kohë koronavirusi, intensiteti i punës në

Për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia janë angazhuar dhe forcat zjarrfikëse, të planizuar për raste emergjente që raportohen nga qytetarët. Pavarësisht izolimit të qytetarëve, numri i ngjarjeve ka qenë pothuajse i njëjtë, ku nuk kanë munguar zjarre, bllokime në ashensor apo dhe aksidente. 

Shërbimi zjarrfikës po ndeshet me të njëjtin intensitet pune edhe pse prej javësh në të gjithë vendin po zbatohet distanicimi fizik duke mbyllur në shtëpi shumicën e popullsisë. Qëndrimi i qytetarëve në banesa ka rritur rrezikun për zjarret dhe incidente, ndërsa zjarrfikësit kanë hartuar planin konkret për përballimin e situatës.

Ilir Xhanari: Shërbimi zjarrfikës gjatë kësaj kohe ka vazhduar punën e tij normale. Ne nuk jemi në skalionin e parë të përgjigjes së masave ndaj epidemisë, por edhe ne japim ndihmën tonë duke u angazhuar.

Komandanti i repartit zjarrfikës Tiranë, Ilir Xhanari shprehet se prej nisjes së shtetrrethimit, ndonëse me intensitet më të ulët, numri i rasteve ka qenë pothuaj i njëjtë. Sipas tij, nuk kanë munguar zjarret në banesa, bllokimet në ashensorë apo dhe aksidentet.

Ilir Xhanari: Aksidentet kanë qenë të vogla, por është për hapjen e dyerve të bllokuara.

Në funksion të situatës së krijuar nga Covid-19, është dhe salla operative, ku qytetarët pasi nuk gjejnë zgjidhje tek numri 127, drejtohen tek zjarrfikësit për emergjenca nga më të ndryshmet.

Ilir Xhanari: Ne fillim të masave të izolimit kemi pasur një fluks telefonatash nga qytetarët, që në pamundesi për të kapur 127, i ktheheshin shërbimit zjarrfikës. Ne i drejtonim tek shërbimi parësor, që është shëndetësori.

Në kryeqytet janë 6 reparte, ku punonjësit e shërbimit janë planizuar për të përballuar rastet më emergjente për qytetarët.

EMISIONET