Edgar Çani rikthehet në Itali, prezantohet te klubi i Seria C

Edgar Çani rikthehet në Itali, prezantohet te klubi i Seria C

Edgar Çani është futbollisti më i ri i Vibonese.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me klubin i cili militon Seria C italiane, deri në vitin 2020.  Cani firmos me klubin italian pak ditë pasi ndërpreu kontratën me skuadrën e Partizanit.

Me fanellën e "Demave të kuq"  Çani vuajti shumë nga dëmtimet, ku brënda 1 viti e gjysmë u aktivizua vetëm në 11 paraqitje, duke shënuar edhe një gol. Kjo nuk është hera e parë që Çani do aktivizohet në këtë kategorinë e tretë Italiane, pasi më parë është aktivizuar me skuadrën e Pisa.

Vibonese është skuadra e tij e nëntë në futbollin italian, pas eksperiencave në radhët e Ascoli, Padova, Piacenza, Modena, Carpi, Bari, Reggina dhe Pisa.

EMISIONET