Ky është momenti kur një motoçiklist që po ngiste me afro 100 kilometra në orë u përplas keq me një makinë të ndaluar të ndaluar në trafik.

Dyshohet se aksidenti ndodhi pasi ai nuk shikonte përpara dhe ishte tërësisht i shpërqendruar, duke shkaktuar kështu aksidentin.

Videoja e postuar tregon atë teksa shkëputet prej motoçikletës dhe bie në anën tjetër të automjetit.

Të pranishmit që ishin aty, i shkuan pranë për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz dhe u largua bashkë me motoçikletë.

/Ora News.tv/