E zhdukur me dëshirë prej 5 vitesh, vajza telefonon policinë: Jam mirë!

E zhdukur me dëshirë prej 5 vitesh, vajza telefonon policinë: Jam

Një vajzë adoleshente në Florida u raportuar u zhdukur prej pesë vitesh pasi u largua nga shtëpia e saj, tani thotë se është gjallë dhe e sigurt. 

Autoritetet thanë se telefonata e bërë nga ajo, bënë që ata më në fund të mbyllnin rastin.

Emily Wynell Paul u zhduk nga shtëpia në Southport në vitin 2013 në moshën 14 vjeçare, duke lënë prapa një shënim ku thoshte se mund të kthehej kur të bëhej 18 vjeçare.

Të mërkurën, autoritetet thanë se kishin mbyllur çështjen pasi Emily, tani 19 vjeç, u paraqit në një stacion policor për të treguar se ishte e sigurt.

Sipas një deklarate të Divizionit të Hetimeve Penale të Zyrës së Sherifit të Qarkut, Paul i telefonoi ata të martën për të thënë se ishte mirë.

Autoritetet thanë se donin të siguroheshin që ajo nuk e bëri thirrjen nën detyrim, kështu që kërkuan që të shkonte personalisht në një stacion të policisë për të folur me oficerët.

"Përafërsisht 30 minuta më vonë, një telefonatë e dytë erdhi në Zyrën e Sheriffit të Qarkut të Bay nga një departament policie, duke deklaruar se kishin një femër në hollin e tyre dhe se ajo ishte Emily Paul", thuhet në deklaratë.

"Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që kanë kaluar orë të panumërta duke u përpjekur për të gjetur Emily gjatë pesë viteve të fundit. Zyra e Sheriffit të Qarkut Bay dëshiron të njoftojë se çështja e personit të zhdukur të Emily Paul është mbyllur zyrtarisht".

Njoftimi vjen javë pasi nëna e saj, Pam Myers Massimiani, tha në një postim në Facebook se vajza kishte dërguar një letër. Massimiani nuk e zbuloi nëse e dinte se ku ishte ajo apo nëse adoleshentja kishte planifikuar të kthehej ndonjëherë në shtëpi, por tha se ishte e lumtur që më në fund e dinte se vajza e saj ishte e sigurt.

Para se të nisej nga shtëpia në vitin 2014, Emily kishte hulumtuar duke ndjekur këshillën e faqeve të internetit që u tregonte të rinjve se si të mos gjendeshin.

Ditën e zhdukjes së saj, Emily doli nga shtëpia e familjes në orën 6:30 dhe që prej atëherë nuk u mësuan asnjëherë shkaqet e ikjes dhe ku qëndroi ajo.



EMISIONET