E zbulon media prestigjoze, Marash Kumbulla drejt ekipit kampion

E zbulon media prestigjoze, Marash Kumbulla drejt ekipit kampion

Duket se zërat e fundit janë gati të marrin edhe rrugë zyrtare. Marash Kumbulla është objektivi konkret i Juventusit.

Lajmi bëhet i ditur nga "Goal.com", e cila pretendon se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici po vlerëson profilin e 19-vjeçarit shqiptar.

Talenti kuqezi cilësohet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur. Deri më tani, Kumbulla ka luajtur në 9 ndeshje, teksa mungon me kombëtaren shqiptare për dy sfidat kualifikuese të Euro 2020 më Andorrën dhe Francën për shkak dëmtimi.

Ndërkohë, në listën e dëshirave të bardhezinjve është edhe sulmuesi i Chelsea, Willian. Braziliani po kalon muajit e fundit në kryeqytetin anglez dhe në janar pritet një lëvizje e tij drejt Torinos.

EMISIONET