E zbulon media italiane, Milani pranë mbrojtësit kampion bote tek Bayern

E zbulon media italiane, Milani pranë mbrojtësit kampion bote tek

Milani pasi ka pësuar një "mal" me gola këtë sezon dëshiron të përforcohet në repartin e mbrojtjes. 

Kuqezinjtë së fundmi kanë piketuar qendërmbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng në këtë merkato janari. Sipas Sky Sports, klubi italian do të synojë sigurojë shërbimet e Boatengut, pasi që ky i fundit mund të luajë edhe si mbrojtës anësor, në të dy krahët.

Bayerni është i gatshëm ta largojë gjermanin gjatë këtij muaji dhe për të kërkon 12.8 milionë funte. Një shifër që në fakt është e përballueshme nga një klub si Milani i cili dëshiron që në fund të sezonit të rikthehet në Champion League. Boateng ka fituar gjithçka me klubin bavarez si dhe u shpall kampion bote me Gjermaninë në botërorin e 2014-tës në Brazil.

EMISIONET