Barcelona nuk ka qënë skuadra e vetme e interesuar për Neymar Jr.

Ylli brazilian ishte pranë largimit nga Paris Saint Germain gjatë kësaj merkato vere, me Barcelonën dhe Realin e Madridit që ishin shumë pranë transferimit të tij. Por, një prapaskenë është zbuluar tashmë që merkato ka ulur siparin.

Eksperti i merkatos spanjolle të futbollit, Guillem Balagne pretendon se në garë për Neymar ishte edhe Juventusi. Madje, Balagne shton se bardhezinjtë bënë edhe një ofertë në drejtim të 27 vjeçarit, e cila përbëhej nga 100 milionë euro plus kartonin e argjentinasit, Paulo Dybala.

Për këtë të fundit kishte interes edhe nga dy klubet angleze, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, por transferimi i tij nuk u krye për Dybala kërkonte një pagë faraonike për tu transferuar në “Premier League”.

/Ora News.tv/