E zbulon agjenti i Hysaj, "lumë" ofertash për mbrojtësin e Milanit

E zbulon agjenti i Hysaj, "lumë" ofertash për

Milan nuk po kalon një moment të mirë në këtë periudhë të sezonit.

Kuqezinjtë ndodhet shumë larg pritshmërive, teksa mbajnë vendin e 14 me 13 pikë pas 12 javësh kampionat. Ecuri tejet negative, që e zbret madhështinë e shtatë herë kampionëve të Europës.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarin, Andrea Conti. 25 vjeçari ishte shumë pranë kalimit te një tjetër skuadër gjatë merkatos së verës, por refuzoi gjithçka. Një gjë të tillë e konfirmon edhe agjenti, Mario Giuffredi, i cili zbulon se Conti ka refuzuar rreth pesë apo gjashtë oferta konkrete.

"Gjatë verës, Conti kishte oferta nga Parma, Ëerder Bremen, Crystal Palace, SPAL dhe ekipe të tjera, të paktën pesë ose gjashtë prej tyre, por ai insistoi të qëndronte në Milano," deklaroi Giuffredi për "Milan News".

Italiani shpërtheu si mbrojtës i djathtë te Atalanta, prej të cilës u transferua në vitin 2017 në "San Siro" për shifrën e 24 milionë euro. Prej asaj kohe, Conti ka luajtur për 19 takime, por pa arritur të gjej fundin e rrjetës.



EMISIONET