E tmerrshme, po luanin me armë, 28-vjeçari qëllohet në kokë Live në Facebook

E tmerrshme, po luanin me armë, 28-vjeçari qëllohet në

Një grua është arrestuar nga policia pasi u filmua Live në Facebook duke qëlluar një burrë në kokë ndërsa po luanin me një pistoletë.

Video e tmerrshme tregon momentin kur Devyn Holmes u qëllua në kokë të dielën.

26-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën pasi u qëllua pak pas mesnatës në parkingun e një karburanti në Valero, Houston.

Cassandra Damper, gruaja që qëlloi Holmes është arrestuar.

Në makinë ndodhej edhe një person i tretë, i identifikuar si Cadillac Coleman.

Cassandra dhe Coleman u larguan menjëherë nga makina duke e lënë Holmes të plagosur në vendin e pasagjerit.

Damper është akuzuar për manipulimin apo falsifikimin e provave pasi u përpoq të fshijë mbetjet e armëve nga duart e saj. Ajo i tha policisë se nuk e dinte se arma ishte e mbushur me fishekë. Ndërsa Coleman nuk është akuzuar.

EMISIONET