Një tragjedi e pazakontë ka ndodhur paraditen e të premtes në Athinë. Një 45 vjeçar i ka vënë zjarrin apartamentit, duke humbur jetën vetë ashtu si dhe dy fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës. Fqinjët njoftuan zjarrfikësit që mbërritën shpejt në vendngjarje dhe e shuan zjarrin.

Brenda apartamentit u gjetën pa ndjenja 45 vjecari dhe dy fëmijët e moshes 10 dhe 8 vjeç.

Ata u dërguan urgjentisht ne spital por aty u konstatua vdekja e tyre.

Sipas të dhënave të para, ai ishtë ndarë nga gruaja dhe i kishte marrë fëmijët për të kaluar bashkë fundjaven.

Thuhet se në vendngjarje është gjetur një letër e shkruar nga 45 vjeçari, që ishte nënoficer i Forcave të Aviacionit. Ai shkruan se vuri zjarrin për të vdekur vëtë bashkë me fëmijte, me qëllim që të hakmerrej ndaj ish bashkëshortes.

/Ora News.tv/