Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, foli lidhur me tubimin e 2 marsit, i thirrur nga Presidenti. Lapaj u shpreh se në protestën e së hënës ishte si qytetar, duke theksuar se e drejta në betejën mes mazhorancës dhe Presidentit, anon nga ky i fundit.

Adriatik Lapaj: Në pjesën e parë do flas si qytetar. Unë mendoj se lufta mes pushtetit që thuajse i kapur të gjitha dhe Presidentit, mendoj se e drejta anon nga ana e Presidentit. Kjo është dhe arsyeja pse qytetarët dolën në tubim. Presidenti për shkak të kompetencave të vaktat, me Kushtetutën e 2008 që u prishën balancat e shtetit, po tenton të bëjë një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës  dhe sovranitetit të njerëzve. 

Ndërkohë, duke e komentuar situatën si jurist, Lapaj u shpreh se në Kushtetutën e vendit ekzistojnë tre rastet e shpërndarjes së parlamentit. Lapaj pohoi se parlamenti nuk i ka 140 deputetë, aq sa e përcakton Kushtetuta. Sipas tij, në këtë rast mungon dhe neni në Kushtetutë që do ti duhet t`i jepte mundësi Presidentit për shpërndarjen e parlamentit. E në këtë rast do të duhej të futej në lojë Gjykata Kushtetuese, e cila mungon për shkak të mazhorancës.

Adriatik Lapaj: Mua nuk më rezulton në asnjë nen të Kushtetutës që Presidenti mund të shpërndajë Kushtetutën. Janë tre raste kur shpërndahet parlamenti: kur nuk zgjidhet Presidenti, kur nuk miratohet Kryeministri dhe në rastin e mocionit të besimit kur Kryeministri nuk e merr dot votëbesimin. Këto njeh Kushtetuta në rastin konkret për shpërndarjen e parlamentit. Kushtetuta thotë që parlamenti ka 140 deputetë. Këtu duhet të ndalemi. Dhe këtu është arsyeja pse unë si qytetar kam dalë në protestë. Sot nuk i kemi. Ndërkohë, në Kushtetutë nuk e ka një nen që shpërndahet parlamenti. Këtu duhet Gjykata Kushtetuese. Sot nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese për shkak të kësaj mazhorance. 


 

/Ora News.tv/