E rëndë në Kukës, u fut në liqen për t'u larë, mbytet 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bardhoc të Kukësit.

Në 16-vjeçar është futur në liqen për t'u larë dhe është mbytur.

“Në vendin e quajtur Hani i Lacit  në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.” – njofton policia.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe Polumbarët e RENEA-s.

Pas disa orësh kërkime ata kanë gjetur trupin e pajetë të 16 vjeçarit L.G., që u mbyt duke u larë në liqen.

EMISIONET