E prisnin te Interi, Manchester United merr vendimin për Sanchez

E prisnin te Interi, Manchester United merr vendimin për Sanchez

Teksa të gjithë e prisnin në aeroportin e Milanos, "Malpensa" për tu prezantuar si lojtar i Interit, e ardhmja e Alexis Sanchez ka marrë një tjetër rrjedhë. Shkak është bërë dëmtimi i sulmuesi kryesor të Manchester United, Anthony Martial.

Francezi luajti për 90 minuta në humbjen 2-1 ndaj Crystal Palace, por në fund u pa duke çaluar. Kjo situatë mund të shtyjë "djajtë e kuq" për të hequr dorë nga largimi i Alexis Sanchez, me kilianin që do i jepte një tjetër goditje ekipit të drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Sulmuesi kilian u stërvit me shokët e tij te "Djajtë e Kuq" këtë të hënë, por nuk dihet nëse mes Interit dhe United ka një akord të parakohshëm.

EMISIONET