"E premte e zezë", Koreja e Jugut regjistron 594 raste me koronavirus, ushtria dezinfekton qytetin

"E premte e zezë", Koreja e Jugut regjistron 594 raste me

Koreja e Jugut ka regjistruar rritjen e saj më të madhe të infeksioneve me koronavirus në një ditë të vetme, me 594 raste të reja të konfirmuara të Premten.

Kjo e çon numrin e infeksioneve në Korenë e Jugut në 2.931. Shtatëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vend deri më tani.

Koreja e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë Kinës, ku filloi shpërthimi.

Ushtria është mobilizuar në rajonin e goditur epidemia. Ushtarët po dezinfektojnë pjesë të mëdha të qytetit.

Ndërkaq ka pasur shqetësime për një numër rastesh të reja me origjinë të panjohur në shtetet amerikane të Kalifornisë dhe Oregon.

Përhapja e virusit në Korenë e Jugut ka qenë e lidhur me grupin e krishterë Shincheonji Church.

Autoritetet besojnë se anëtarët infektuan njëri-tjetrin gjatë shërbimeve në Daegu dhe më pas e përhapën në të gjithë vendin.

EMISIONET