E pathënë më parë, shkencëtarja Detina Zalli: Virusi ka 2 tipe, 70 përqind të infektuarve me tipin L me simptoma më të renda

E pathënë më parë, shkencëtarja Detina Zalli: Virusi ka

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, shkencëtarja Detina Zalli tha se ka dy tipe të koronavirusit, L dhe S, ku S ka infektuar rreth 70% të njerëzve.

Zalli: Shkencëtarët kanë studiuar proteinat e virusit, dhe kanë dalë në konkluzion se një nga proteinat e virusit që quhet “spajk” aktivizohet shumë lehtë në krahasim me viruset e tjera dhe infekton qelizat e njeriut. Kjo bën që pse kanë kaq shumë infeksione. Studimet e fundit kanë dalë në konkluzionin se ka dy tipe të këtij virusi: tipi L dhe S. Tipi S është më i vjetri, po pjesa më e madhe janë infektuar më shumë nga tipi L, i cili shfaq simptoma më të rëndomta në disa persona. Kjo shpjegon vdekshmërinë e disa pacientëve më të vjetër dhe ata që kanë sëmundje. 

EMISIONET