E papritur, Spanja rikthen në stol trajnerin e njohur

E papritur, Spanja rikthen në stol trajnerin e njohur

Një lajm i papritur vjen nga Spanja. Iberikët do të rikthejnë trajnerin Luis Enrique në krye të kombëtares "La Roha" për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme.

 5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri. Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020.

Sipas Cadena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enriquen, duke i kërkuar që të kthehej në krye të ekipit. Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. 

EMISIONET