E papritur, Ronaldo bëhet problem te Juventusi, ja plani i klubit italian

E papritur, Ronaldo bëhet problem te Juventusi, ja plani i klubit italian

Juventusi ka vendosur të mos e ndëshkojë Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij aspak profesioniste në momentin kur u zëvendësua në takimin kundër Milanit. 

Luzitani shprehu hapur shqetësimin e tij për zëvendësimin në minutën e 55-të dhe më pas theu edhe protokollin e klubit duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes ende pa mbaruar sfida. Drejtuesit e "zonjës së vjetër" dëshirojnë të qetësojnë situatën duke mos prishur edhe ekuilibrat në klub. 

Ronaldo nuk do të gjobitët por do të bisedojë me Pavel Nedved dhe Fabio Patrici që t'i kërkojë falje të gjithë stafit të skuadrës bardhezi për sjelljen e tij. "Gazetta dello Sport" shkruan se Nedved ka kontaktuar menaxherin e portugezit, Jorge Mendes, për të diskutuar për këtë çështje.

EMISIONET