Gazetari i Radio France, Genc Burimi bëri një koment në studion e “Tempora” lidhur me tubimin e Presidentit. Burimi tha se Meta po bën të njëjtën gjë si Rama apo Basha. Ai tha se nuk është problemi për të mbledhur njereëzit në shesh, po se sa mijëra e shohin këtë situatë si problem, ndërsa solli në vëmendje shembujt e Francës, Genc Burimi tha se do të ishte e paimagjinueshme që ajo që ndodhi në Shqipëri të bëhej në Francë nga Sarkozi apo një tjetër ish-president. Mirëpo ky pohim shkaktoi reagime me të ftuarit e tjerë në studio, të cilët dolën kundër gazetarit duke thënë se Shqipëria po rrezikon të shkojë drejt diktaturës për shkak të kapjes të pushteteve.

Pjesë nga debati:

Genc Burimi: Në të treja rastet, të tre këta lider u bën thirrje njerëzve të dilnin në shesh, dhe me anë të forcës së rrugës të bënin regjimin në fuqi të çedonte. Këtë bëri Rama në 2009, këtë bëri Basha me çadrën dhe tani Meta. Nuk është problemi të mbledhësh mijëra njerëz në bulevard, këtë e bën çdo politikan në Shqipëri. Çështja është se sa janë mijëra të tjerë se si e shikojnë këtë situatë. Është si puna e asaj proverbës “ujku ujku”. Po u jap një shembull në Francë, Makroni ka zhgënjyer shumë. Po bën një ligj për reformën e pensioneve pa debate në parlament. Ka pakënaqësi të jashtëzakonshme ndaj Makronit siç mund të ketë në Shqipëri ndaj Ramës. Por është e paimagjinueshme që Sarkozi të vinte dhe të rikuperonte këtë lëvizje popullore. 

Mërtiri: Krahasimi nuk vlen, sepse në Francë nuk ka një përpjekje për të kapur shtetin...

Nishani: Ka përgjigjme që tregojnë se qeveria ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar...

Genc Burimi: Në Rumani ka korrupsion galopant. Është rasti rumun që ka bërë Francën sot të ndryshojë rregullat e zgjerimit. Në këtë vend si Rumania, i vetmi politikan që bëri të ngrinte popullin kundër korrupsionit ishte Kraos Joanis, që nuk ka qenë as ministër dhe as kryeministër. Kjo është gozhda në këmbën Ilir Metës. Nuk është i besueshëm më Ilir Meta.

Mërtiri: Nuk është çështja nëse është apo jo i besueshëm Ilir Meta, po nëse vendi është i kërcënuar nga kapja e shtetit. Dhe nëse shteti është i kërcënuar puna është të shpëtosh rregullat e lojës me të cilat bëhet politika.

Genc Burimi: Çurçilli tha nuk ka rëndësi kush e lufton nazizmin, unë do e furnizojë me armë. Këtë gabim bëri Çurçilli. 

Nishani: Dje në shesh ishin mijëra qytetar, nuk ishte administrata e Presidentit të Republikës. Ishin qyetarët shqiptarë që kanë akumuluar padrejtësi të shumta që kulmojnë me shkeljen e Kushtetutës.

Bozheku: Shumica e atyre njerëzve që ishin në shesh nuk e dinë se çfarë është Kushtetuta, se çfarë përmban Kushtetuta. Masa e popullit po nuk iu shpjegua mirë për pasojat që ka nesër, nuk mund të flasim më. Po të flasim politikisht, ky popull është i lodhur me politikë. Meta ka marrë në dorë një kartë që po e përdor edhe për interesin e vet. Është delikate kauza që ka marrë në dorë. Masa sheh Ilir Metën në të kaluarën dhe shef Ilir Metën sot për çfarë po e bën. Fundi është se çfarë do të ndodhi me Republikën e Shqipërisë.

Gjosha: Pse ia ndalon?

Bozheku: Po ia ndalon sepse është sovraniteti, uniteti i popullit. Derisa është uniteti i popullit nuk mund të thërrasi opozitën. 

Gjosha: Nuk mendoj se është argument. Flasim për unitet të popullit dhe mendojmë që Presidenti i Republikës është ai që i bashkon. Cila është kjo kauzë e madhe që do ta bënte popullin bashkë? A po flasim ne që po merren të gjitha pushtetet nga një dorë. Ne nëse ia falim kësaj maxhorance Gjykatën Kushtetuese ne automatikisht ne jemi kthyer në diktaturë totale.


/Ora News.tv/