Një i ri amerikan nga Karolina e Veriut që u transferua në Meksikë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur futboll, u qëllua për vdekje nga policia pasi e ngatërruan me një kriminel.

Djali 16-vjeç i quajtur Alexander Martínez Gómez, po qëndronte para një lokali së bashku me shokët e tij për të blerë një pije. Në mes të turmës ndodhej një një kriminel që po ndiqej nga policia. Njëri prej policëve e ngatërroi kriminelin mee djalin dhe e gjuajti atë në kokë.

Qeveria e Acatlán de Pérez Figueroa tha në një deklaratë se oficeri i policisë është nën arrest për krimin që ka bërë.

Nëna e djalit Virginia Gómez, shpërndau një video në rrjetet sociale ku tregoi se djali i saj ishte me tre shokë para një lokali për të blerë një pije dhe pasi u qëllua në kokë, policia nuk i dha ndihmën e parë në vendngjarje.

Martínez Gómez u zhvendos në Meksikë për të ndjekur qëllimin e tij për të qenë një futbollist profesionist.

Gjatë ditës së funeralit të tij, shokët e ekipit, bënë të mundur reaizimin e golit të fundit të jetës së tij. Njëri nga shokët goditi topin fuqishëm në drejtim të arkivolit të Aleksandërit, ndërkohë në portë qëndronte një mik i tyre i përbashkët. Topi shkon në rrjetë ndërsa të gjithë miqtë bashkohen së bashku dhe përqafojnë arkivolin e mikut të tyre të ndjerë.


/Ora News.tv/