E moshuara nga Fieri sillet me urgjencë te Infektivi, dyshohet se u infektua nga nipi në Tiranë

E moshuara nga Fieri sillet me urgjencë te Infektivi, dyshohet se u

Një 86-vjeçare nga Peshtani është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.

E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit, çka ka detyruar mjekët ti marrin tamponin.

Pas daljes së rezultatit, e moshuara nën masa të forta sigurie shëndetësore  është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Dyshohet që e moshuara të jetë infektuar nga nipi në Tiranë, i konfirmuar më herët pozitiv me koronavirus, dhe që ajo e kishte vizituar sëfundmi.

EMISIONET