E kërkonin në Superiore, sulmuesi shqiptar bashkohet me ish-sulmuesin e Partizanit

Nuk ka zgjatur shumë "qetësia" për Azdren Llullakun. Sulmuesi shqiptar ishte në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga Astra dhe Kukësi e Partizani e kishin vënë në orbitën e tyre.

Por, pavarësisht se të kuqtë dhe verilindorët marrin pjesë në Kupat e Europës, 31 vjeçari ka menduan ta vijojë diku tjetër karrierën, duke "snobuar" në një farë mënyrë Superligën shqiptare.

Kjo, pasi Llullaku është tashmë zyrtarisht pjesë e Shakhtyor Soligorsk. Skuadra bjelloruse ka arritur të bind ish-sulmuesin e Sudtirolit, Gaz Metan dhe Astana, duke e bërë pjesë të tyre lojtarin e lindur në Istok.

Llullaku do të jetë futbollisti i dytë shqiptarë që aktivizohet me Soligorsk, pasi kujtojmë që pjesë e bjellorusëve është edhe ish-sulmuesi i Partizanit e Tiranës, Elis Bakaj. 31-vjeçari ka firmosur një kontratë që e lidh me ekipin bjellorus deri në fund të vitit 2020-të

EMISIONET