E kërkonin në Itali, ylli i Realit firmos deri në 2023-in

E kërkonin në Itali, ylli i Realit firmos deri në 2023-in

E ardhmja e Toni Krooss nuk do të jetë te Juventusi.

Të paktën këtë ka konfirmuar mesfushori gjerman, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën aktuale të tij, Realin e Madridit. 29 vjeçari ka hedhur të zezën mbi të bardhë deri në 30 qershor 2023.

Paraqitjet e këtij sezoni lëkundën jo pak pozitat e tij në klub, por stimuli për të fituar sërish me Los Blancos e shtyu gjermanin që të firmoste kontratë të re me Realin. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 dhe menjëherë pas kësaj u bashkua me Realin e Madridit nga Bayern Munich.

Gjatë këtyre sezonve, ai ka fituar 11 trofe, teksa ka regjistruar dhe 233 paraqitje për Real Madridin, duke përfshirë 28 në La Liga dhe tetë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

EMISIONET