E kërkonin Inter e Milan, De Paul "vishet" bardhezi deri në 2024

E kërkonin Inter e Milan, De Paul "vishet" bardhezi deri në

Konsiderohej si e ardhmja e ekipeve më të rëndësishme në Europë, por Rodrigo de Paul ka zgjedhur të mbetet një yll te Udinese.

Mesfushori argjentinas ka rinovuar ditën e sotme kontratën e tij me bardhezinjtë, me të cilët do të aktivizohet deri në qershor 2024. Lajmi është befasues, duke parë që në merkaton e verës kishte oferta nga ekipe si Juventus, Milan, Inter e Atletico Madrid.

"Ne kemi dashur t'i tregojmë Rodrigos vlerën që ka brenda ekipit tonë dhe mbi të gjitha, ne po ndjekim një politikë të konsolidimit të strukturës teknike duke marrë parasysh që negociatat për rinovimin e kontratave po zhvillohen edhe me lojtarët e tjerë. Nënshkrimi i De Paul është e një politike të bashkëjetesës së lumtur me lojtarët tanë dhe solidaritet të objektivave që duhen ndjekur," komentoi kreu i departamentit teknik te bardhezinjtë, Pierpaolo Marino.

Me këtë rinovim, Udinese mbyll një nga pikat e referencës për ekipin e tij dhe ndalon thashethemet që e lidhin 25 vjeçarin me kalimin te skuadra si Napoli, Fiorentina apo edhe Valencia.

EMISIONET