E kërkon Everton, transferimin e lojtarit francez e ndalon gruaja

E kërkon Everton, transferimin e lojtarit francez e ndalon gruaja

Olivier Giroud nuk po kalon një sezon pozitiv, me bomberin francez që ka humbur dhe vendin e titullarit tek skuadra e Arsene Ëenger, me teknikun që preferon francezin tjetër, Alesaner Lacazette, i cili u transferua në merkaton e kësaj vere në "Emirates" nga Lyon.

Kjo situatë duket se ka vendosur në lëvizje Giroud, me sulmuesin që është vënë në kërkim të një skuadre të re, për të gjetur formën dhe për të qënë i gatshëm për kombëtaren e Francës në Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Sipas mediave angleze, skuadra që duket më afër bomberit është Evertoni, por një fakt të tillë e ka "sfumuar" trajneri i Everton, Sam Allardyce që në një intervistë konfirmoi se një gjë e tillë nuk do të ndodh, përsa kohë që vendos gruaja e sulmuesit.








EMISIONET