E kërkojnë Milan e Barcelona, Zhegrova: Nuk më duan vetëm ata

E kërkojnë Milan e Barcelona, Zhegrova: Nuk më duan vetëm

Edon Zhegrova është padyshim futbollisti shqiptar më i kërkuar në këtë merkato janari.

Talenti i kombëtares së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha Evropiane me paraqitjet e tij te Dardanët dhe te Genk. Sipas mediave sportive, Barcelona e Milan kanë nisur punën për të arritur akordin me 19 vjeçarin, i cili është shprehur se e ka pritur shumë mirë këtë interesim.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime. Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tani jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”,-theksoi futbollisti kosovar për mediat belge.

Kartoni i Zhegrovës vlerësohet rreth 1.5 milion euro, por Genk kërkon jo më pak se 40 milion për ta lënë të lirë.

EMISIONET