Kreu i shtetit Ilir Meta vijon dëshminë para komisionit hetimor. Presidenti argumenti pse vendosi të shfuqizojë datën 30 qershor.

Një nga argumentet ishte dhe mbrojtja e të drejtës për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.

Ilir Meta: Gjykata e Strasburgut si e vetmja gjykatë që gëzon autoritetin ekskluziv të interpretimit të neneve të kësaj Konvente, por edhe protokolleve të saj, në vitin 2015 ka marrë një vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme "Riza dhe të tjerët kundër Bullgarisë" ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës së tyre në 2009 dhe i janë drejtuar kësaj gjykate e cila në 2015 ka arsyetuar se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i protokollit numër 1 nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutinë e votimit. 

Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse në të kundërt e drejta e  votës, procesi i zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe rendit demokratik do ti mungonte e drejta në substancën e saj. Të thuash që zgjedh me një kandidat do të thotë që thjesht bën një proces fiktiv të votimit të paravendosur, qytetarëve u mohohet e drejta thelbësore në substancën e saj për të zgjedhur mes kandidatëve të ndryshëm. Për këtë çështje Bullgaria gjithashtu është dënuar me një gjobë të caktuar. 

Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi


/Ora News.tv/