“E dija që do më paragjykonin nga morali”, Ina Kollcaku tregon si ia ka dalë të mos lëndohet nga komentet negative

“E dija që do më paragjykonin nga morali”, Ina Kollcaku

Ina Kollcaku është një nga vajzat e ekranit më të përfolura kohët e fundit. Ajo është këngëtare, biznesmene dhe së fundmi është bërë pjesë e rubrikës “Përputhen” tek e “Diell”. Ina njihet si një vajzë pa tabu dhe thotë gjithmonë atë që mendon, është e drejtpërdrejtë dhe shumë e sinqertë, por a i ka kushtuar kjo gjë sepse jo të gjithë e mirëpresin?

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora, Ina ka treguar se karakteri i saj i ka kushtuar shumë edhe në jetën e saj personale, por me kalimin e viteve dhe maturinë që merr e kupton se mjafton të kesh mirëkuptimin e njerëzve që ke pranë dhe turma nuk ka rëndësi.

Ina Kollcaku: Mua kjo gjë më ka kushtuar edhe në jetën e përditshme karakteri im, por mërzitesha kur isha më e vogël sepse nuk  e kuptoja se çfarë po ndodhte. Tani vjen një moment me maturimin dhe e kupton se nuk të duhen aq shumë njerëz edhe ngelen vetëm ata që kanë vlera edhe rëndësi dhe të kuptojnë ty. Përsa i përket pjesës personale ndihem shumë mirë, përsa i përket si pritet në turmë,  turma është turmë.

Ester Bylyku: Në fillim të rrugetimit tënd duhet të ketë patur shumë komente tendencioze apo negative nga njerëz që kanë një jetë boshe dhe merren me tënden, si ja ke dalë sepse të gjithë lëndohen.

Ina Kollcaku: Kam vënë re që edhe femrat në politikë, jo vetëm në televizion paragjykohen për moralin dhe kjo gjë nuk ndodh tek meshkujt duke ditur nga steriotipet që janë krijuar në shoqërinë shqiptare dhe unë e dija që do goditesha tek pjesa e moralit dhe do fillonin kritikat apo fjalët banale. Unë shyqyr zotit jam mësuar. Kam pasur paragjykime që në 8-vjeçare, mërzitesha shum dhe qaja shumë por e kam patur mamin gjithmonë pranë. Kurse tani kur ke kohë mërzitesh,acarohesh dhe të vjen inat, kur nuk ke kohë nuk i kushtoj rëndësi.

EMISIONET