E bujshme/ Ylli i Juventusit vendos të ardhmen, befason me kampionatin e ri

E bujshme/ Ylli i Juventusit vendos të ardhmen, befason me kampionatin e ri

Mario Mandzukic është ende në pritje për të zbuluar të ardhmen e tij. 33-vjeçari kroat ka pasur një verë plot spekulime dhe thashetheme rreth transferimit të tij të mundshëm larg Juventusit, veçanërisht që nga ardhja e trajnerit, Maurizio Sarri nga Chelsea.

Finalisti i Kupës së Botës tani është i detyruar të presë edhe më tej.

Sipas "Tuttosport" Mandzukic do të presë edhe dy ditë për një përfshirje të mundshme në listën e Champions League dhe nëse nuk përfshihet, lojtari do të fillojë të vlerësojë ofertat nga kampionatet që nuk e mbyllin merkaton më 2 shtator, përkatësisht në Katar.

Mandzukic aktivizohet me torinezët që nga viti 2015 dhe në prill të këtij viti nënshkroi një zgjatje të kontratës me klubin deri në vitin 2021.  

Por pavarësisht kësaj, ai nuk është paraqitur në dy ndeshjet e para të Juventusit në kampionat kundër Parma dhe Napoli. Nëse Maurizio Sarri nuk është i bindur nga kroati ai do të detyrohet të transferohet jashtë vendit, duke marrë parasysh cilësitë që ai ende zotëron.

EMISIONET