Paul Pogba mund të kthehet në Itali.

Mesfushori francez është penalizuar nga dëmtimet e shpeshta, çka e kanë detyruar trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer që të mos bazohet te shërbimet e tij për shumë javë.

Manchester United duket se është lodhur nga kjo pritje e gjatë për ta parë në fushë, duke e nxjerrë në shitje. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, ndërkohë që "Mirror" raporton një operacion mjaft të bujshëm të operacionin që largon Pogba nga "Old Trafford".

Sipas këtyre burimeve, "Djajtë e kuq" kërkojnë ta dërgojnë te Interi mesfushorin 26-vjeçar dhe në këmbim të marrin para si dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në këtë sezon me Interin dhe nuk do të ishte çudi një transferim i tij te United.

Ajo që mbetet të mësohet është përgjigjia e Interit, që nuk e ka pasur kurrë në konsideratë nënshkrimin me Pogba dhe aq më pak me një shkëmbim kokë më kokë me lojtarin më në formë të tyre.

/Ora News.tv/