E bujshme/ Përplasja Messi-Abidal, presidenti i Barçës pritet të shkarkoi legjendën e klubit

E bujshme/ Përplasja Messi-Abidal, presidenti i Barçës pritet

Skuadra e Barcelonës në këtë vit të ri ka qenë e trazuar pasi shkarkoi trajnerin Ernesto Valverde dhe rezultatet nuk kanë qenë në pritshëmritë e drejtuesve katalanas. 

Së fundmi deklarata e drejtorit të Barcelonës Erik Abidal se futbollistët nuk ishin të motivuar kur ekipin e drejtonte Valverde: “Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punojnë shumë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve gjithmonë ka qenë e mirë, por si ish-futbollist arrij t’i kuptoj disa gjëra. I kam thënë klubi se çfarë mendoja dhe më është dashur të marr një vendim.”

Messi ka vendosur që këtyre fjalëve të ish-shokut të tij të skuadrës t’u përgjigjej me një postim në Instagram: “Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe i lëndon të gjithë më gjërat që thua, që nuk janë të vërteta.”

Përplasja Messi-Abidal ka alarmuar kupolën drejtuese të Barcelonës. “El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti Josep Maria Bartomeu mund të marrë që sot vendimin për të shkarkuar francezin.

EMISIONET