Klubi i Manchester United duket i zhgënjyer në këtë start sezoni sa i takon rezultateve që ka sigluar në Premier League. 

Drejtuesit e “djajëve të kuq” të gjendur në këtë situatë janë gjithnjë e më të bindur për të përforcuar skuadrën me elementë të rinjë. Emri më i lakuar për të mbërritur në “Old Trafford” është sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele.

Manchester United do të mundohet të bind presidentin e Lyon, Aulas për të lejuar kalimin e sulmuesit francez në Angli me hapjen e merkatos së janarit. Ekipi i United ka gati 40 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e Dembeles.

/Ora News.tv/