E bujshme/ Ivan Rakitic pranon kalimin në Seria A

E bujshme/ Ivan Rakitic pranon kalimin në Seria A

Pasi firmës me Diego Godin, Inter pronoton një tjetër goditje në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Ivan Rakitic, me mesfushorin që duket se ka gjetur akordin me skuadrën zikaltër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kartoni i kroatit do i kushtojë arkave të Interit plot 40 milionë euro. Ndërkohë, Rakitic pritet t’i ofrohet një kontratë 3 vjeçare, me opsion për një të katërt.

Aktualisht Rakitic ka një kontratë që e mban të lidhur me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, por mungesa e hapësira duket se e ka shtyrë 30 vjeçarin që të pranojë ofertën e Interit.

Një tjetër goditje kjo e rëndësishme për Interin e së ardhmes, me gazetën që thekson se zikaltërit kanë nisur punën për të sjellë në “San Siro” lojtarë kryesorë dhe lidera në skuadrat e tyre, dhe kroati është njëri prej tyre.

EMISIONET