E bujshme/ Ishte pranë Dalian Yifang, Hamsik zgjedh një tjetër skuadër

E bujshme/ Ishte pranë Dalian Yifang, Hamsik zgjedh një tjetër

Kur u duk se gjithçka do të zyrtarizohej, Marek Hamsik ka bërë një hap pas. Napoli e ka hequr sllovakun nga merkato, duke i mbyllur dyer kalimit të tij në Superligën kineze, Dalian Yifang. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare në Tëitter e klubit italian.

 Carlo Ancelotti theksoi rëndësinë e kënaqjes së një lojtari të respektuar si Hamsik përpara se të lejojë që ai të largohet.

"Ka një negocim që po zhvillohet dhe ne duhet ta vlerësojmë atë së bashku me lojtarin. Nëse Marek dëshiron të provojë një përvojë të re është në vullnetin e tij ".-tha trajneri italian.  

Pasi ka qenë në klub për 12 vjet, Hamsik ka shënuar 121 gola në 519 ndeshje për Napolin dhe talentet e tij do të vazhdojnë të shfaqen në Serie A derisa të arrihet një marrëveshje e plotë.



EMISIONET