E bujshme/ Inter shfaq interes për Gareth Bale

E bujshme/ Inter shfaq interes për Gareth Bale

Me ardhmjen e Antonio Contes, te Inter kanë nisur të projektojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Zikaltërit kërkojnë që të rikthehen te vitet e lavdishme dhe me Conten në stol pritet të bëjnë hapin cilësor. E për këtë, drejtuesit i kanë dhënë dritën jeshile për të përpiluar listën e dëshirave teknikun Conte për Interin e ri. Reparti që kërkon më shumë ndryshime është sulmi dhe italiani e ka gjetur kartën fituese. Emri i tij është Gareth Bale.

Uellsiani nuk preferohet aq sa duhet te Reali i Madridit dhe një transferim në Seria A do të ishte ideali. Kjo edhe për shkak se aty do të kishte përballë edhe ish-shokun e skuadrës te "Los Blancos", Cristiano Ronaldo.

Lajmi i interesimit të Interit për Bale është pohuar nga gazetari i "El Chiringuito", Eduardo Inda. Në ditët në vijim priten zhvillime të  reja, por duket se tashmë negociatat kanë nisur.

EMISIONET