E bujshme/ Griezmann fton Mbappe te Atletico Madrid?

Kylian Mbappe është talenti më premtues i dekadës, me 20 vjeçarin që përveç magjisë në fushë, tërheq vëmendjen edhe jashtë fushe.

Ylli i PSG-së ishte veshur me të kuqe dhe të bardhë për festën e ditëlindjes së Neymar dhe Antoine Griezmann e pa këtë si një mundësi për të inkurajuar bashkatdhetarin e tij për t'u bashkuar me të te Atletico Madrid.

"Colchonero [nofkën e Atleticos], ejani!"-komentoi Griezmann, i shoqëruar me disa emoji.

Mesazh që mund të shkaktojë jo pak trazira te kampionët në fuqi të Francës, që shikojnë te Mbappe të ardhmen e sulmit të tyre.

Megjithatë, transferimi i Mbappe në "Wanda Metropolitane" do të ishte disi i vështirë, duke parë edhe situatën ekonomike të klubit dhe kërkesat e PSG-së për kartonin e francezit, i cili u shpall fitues i "Topi i Artë 2018" për të rinj.



EMISIONET