E ardhmja e Griezmann në pikëpyetje, Juventus alternativa e re

E ardhmja e Griezmann në pikëpyetje, Juventus alternativa e re

E ardhmja e Antoine Griezmann vazhdon të mbetet në pikëpyetje dhe çdo ditë një skuadër e re interesohet për shërbime e yllit francez.

U përfol jashtëzakonisht shumë rreth transferimit të tij në Barcelonë dhe tek Manchester United, si opsionet më të mëdha të lojtarit, i cili po kalon muajt e fundit në Atletico, meqë ka pohuar se do vendosë për të ardhmen e tij para Botërorit.

Por "Football Italia" shkruan se në këtë garë është kyqur edhe ekipi i Juventus, të cilët duken tejet të favorizuar dhe i cili potencialisht mund të lidhet me një shkëmbim me yllin Paolo Dybala.

EMISIONET