Një ish mësuese ishte alkooliste e shfrenuar dhe ju hidhte drithërave që hantë në mëngjes Jack Daniels.

Melisa Rice e justifikonte pirjen e alkoolit me alter egon e saj: Melisa e Festivalit. Ajo thoshte se vetë nuk pinte alkool, por kur ishte Melisa e Festivalit pinte çdo gjë që i dilte përpara. Melisa e përdorte alkoolin për të shmangur ankthin, sidomos gjatë periudhës së universitetit.

Me kalimin e kohës gjendja e saj u përkeqësua aq shumë sa humbi miqtë dhe respektin për veten. Ajo fshihte shishe uji në shtëpi për t’i mbushur me vodka, madje i groposte në oborr. Pasi u fut në rehabilitim, ajo nuk hoqi dorë menjëherë. I lejoheshin dy apo tre gota në ditë, e fundit në orën 7, të cilën ja mbushte mamaja e saj, që mendonte se nëse nuk pinte, ajo do të vdiste.  Melisa nuk piu më kurrë alkool që në momentin që reflektoi sesa zemërgjerë ishte mamaja e saj që i jepte alkool, jo se donte, por se kishte frikë se mos e humbte.

/Ora News.tv/