E akuzuan se nuk këndoi 'live', ja përgjigja e Era Istrefit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi performoi mbrëmjen e së dielës në Finalen e Kupës së Botës në Moskë me Will Smith dhe Nicky Jam. Nëpërmjet postimeve të publikuara në Instagram, momentin e interpetimit e ka konsideruar si një prej ditëve më të bukura të jetës, ka marrë dhe komente negative.

Një prej ndjekësve ka hedhur dyshime që bukuroshja nga Kosova nuk ka kënduar live. Nuk mungoi edhe reagimi i Erës për këtë rast, e cila i ktheu komentin.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar “live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare të videos”, i shkruajti ajo.

EMISIONET