Dyshime për të infektuar me koronavirus, Japonia dhe Hong Kongu vendosin në karantinë mbi 5000 turistë në dy kroçere

Dyshime për të infektuar me koronavirus, Japonia dhe Hong Kongu

Më shumë se 5.300 persona po mbahen në karantinë në dy kroçere në Hong Kongu dhe Japoni, pas shqetësimeve të pasagjerëve dhe ekuipazhit se ka persona të infektuar me koronavirus.

Në të dyja kroçeret po kryhen kontrolle  shëndetësore, dhe ata me simptoma të dyshimta po testohen për virusin që është përhapur shpejt në të gjithë territorin e Kinës dhe më gjerë, shkruan CNN.

Anija Diamond Princess është ankoruar në brigjet e Jokohamas, afër Tokios, me një ekuipazh prej 1.045 anëtarësh dhe 2.666 pasagjerë, përfshirë 428 amerikanë në bord.

Anija e dytë është vendosur në terminalin e lundrimit Kai Tak të Hong Kongut me 1.800 persona në bord, tha të mërkurën Departamenti i Shëndetësisë së qytetit.

Shqetësimet për infeksionin e mundshëm midis mijëra pasagjerëve në det ekspozojnë ndjeshmërinë e anijeve të lundrimit ndaj sëmundjeve virale, si koronavirusi. Kërcënimi gjithashtu shtron pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e industrisë së lundrimit të Azisë, e cila ka të moshuarit si ndër klientët e saj më besnikë.

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj koronavirusit dhe 80% e të gjitha vdekjeve në Kinë kontinent ishin mbi moshën 60 vjeç, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.

Virusi ka infektuar më shumë se 20,000 njerëz në territorin e Kinës dhe gati 200 në të gjithë botën në 25 vende dhe territore.

EMISIONET