"Dyshe dhe jo treshe", Ori Nebiaj: Jemi më mirë pa Eno Popin

"Dyshe dhe jo treshe", Ori Nebiaj: Jemi më mirë pa Eno Popin

Ori Nebiaj ishte mësuar që të moderonte në praninë e dy meshkujve, por ka rrëfyer se është më mirë vetëm me njërin prej tyre.

Ajo shoqëronte publikun në orët e para të mëngjesit me me Isli Islamin dhe Eno Popin, por ky i fundit u largua nga formati. Nuk dihet ende nëse po punon me një projekt të ri, por Ori ka zbuluar në "Mos i fol shoferit" se ndihet më mirë tani që janë vetëm dy.

Ori Nebiaj: Çdo moderator do të ketë hapësirën e tij për tu shprehur, do që të jetë në kontroll të situatës se në fund të ditës ky është profesioni. Kështu që, nga të qenurit tre, jemi më mirë që jemi dy. Kemi më shumë kohë ne për njëri-tjetrin, kemi më shumë kohë për të ftuarit dhe bisedat janë më të këndshme.

Edhe pse ndihet më mirë me Islin, Ori shtoi se ftesën për të qenë pjesë e këtij emisioni ia bëri vetë Eno.

Ori Nebiaj: Ata deshën të merrnin një moderator të ri, të mos ishin më Isli dhe Eno, dhe ishte shumë pak para se të niste sezoni. Kishin bërë audicione, por nuk ishin ende të bindur e të kënaqur që kishte një person që do i përshtatej më së miri. Kemi qenë miq me Enon, Arbanën, Xhemin, Ledionin dhe vazhdojmë të jemi miq. Ata më njihnin. Takoheshim në aktivitete, evente, kemi qenë në kafe të ndryshme bashkë, aq sa na linte koha dhe mundësia. Duke më njohur mua si tip jashtë kamerave, Eno u kujtua dhe tha, 'Po e marr në telefon'. Kështu ndodhi, nuk bëra asnjë provë. Kemi bërë vetëm një test në radio për të parë kiminë mes të treve.

EMISIONET