Dyrnjaja: Bandat kriminale dihen, flasin nëpër kafe tërë ditën. Shteti ka falimentuar

Dyrnjaja: Bandat kriminale dihen, flasin nëpër kafe tërë

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se grupet kriminale dihen nga njerëzit, por policia nuk i arreston

Dyrnjaja: Kryeministri thotë se statistikat që kam unë janë më të mira që statistikat e qeverisë së mëparshme. Nuk është çështja që krimit të matet me statistika. U vranë 5 herë atëherë, u vranë 3 tani. Nuk maten jetët njerëzore me statistika. U vranë 5 atëherë dhe 3 sot, kjo është skandal. Kjo puna e statistikave me humanët duhet të marrë njëherë e mirë fund. Situata perceptuese e krimit është e rëndë. Në qoftë se duhet që të reagojë në mënyrë institucionale, qeveria duhet të veprojë menjëherë. Grupet kriminale janë të njohur. Njerëzit i dinë dhe flasin gjithë ditën nëpër kafe. Si ka mundësia që policia nuk i di. Këtu ka falimentuar shtetit. Dhe pse është falimenti i shtetit? Është pyetja retorike, sepse ka 1 mln përgjigje. 


EMISIONET