Dyfish me shumë mjekë të infektuar në Itali se sa në Kinë, 8.3% e numrit të përgjithshëm

Dyfish me shumë mjekë të infektuar në Itali se sa në

Numri i mjekëve, infermierëve e i punonjësve sanitarë të infektuar nga pandemia COVID 19 në Itali është dyfish më i lartë se në Kinë e përbën 8.3% të numrit të përgjithshëm të të infektuar në nivel kombëtar.

E denoncon këtë lajm Fondacioni italian i Studimeve Mjekësore GIMBE, që ka publikuar të dhënat më të fundit sipas të cilave deri më tani në Itali, janë 2629 punonjës shëndetësor, mjekë, infermierë e operatorë sanitarë të infektuar nga koronavirus.

Një e dhënë kjo mjaft shqetësuese e që llogaritet të jetë 8.3% e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në Itali.

E në krahasim me Kinën, punonjësit shëndetësor të prekur nga pandemia në Itali janë dyfish më shumë se homologët e tyre kinezë.

Por kjo pandemi vazhdon të shkaktoj viktima mes mjekëve e operatorëve sanitarë.

Sot ka ndërruar jetë një tjetër mjek i cili ishte në linjën e parë që në fazën e parë të kësaj emergjencë në territorin e provincës së Lodit.

Pas infektimit nga koronavirusi mjeku 57-vjeçarë Marcello Natali, sekretar i Urdhrit të mjekëve të familjes në Lodi, ka ndërruar jetë në spitalin e Kremonës pas një polmoniti të rëndë shkaktuar nga pandemia.

Ai punonte në komunën e Codogno-s një nga vatrat e para të përhapjes së COVID.19.

Një ditë më parë Komiteti shkencor, i ngritur pranë qeverisë italiane për emergjencën e koronavirusit ka rekomanduar që të gjithë punonjësit sanitarë të kryejnë tamponët si një masë kjo për kujdesen ndaj tyre e për të luftuar pandeminë.

EMISIONET