Dybala bën heroin, Juventus kap kreun

Dybala bën heroin, Juventus kap kreun

Një gol i Paolo Dybala në "frymën e fundit" i ka mjaftuar Juventusit për të marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën e Romës.

Bardhezijtë mundën minimalisht 1-0 Lazio-n. Goli i vetëm i takimit u shënua nga argjentinasi Dybala, me 24 vjeçarin që shënoj 20 sekonda para fishkëllimës së trefishtë të kryesorit Banti.

Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, por 120 minutëshi i luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë Milanit duket se i kushtoj Lazio-s, me të besuarit e Simone Inzaghi që vetëm prisnin mbylljen e takimit. Por kur gjithçka u duk se do të mbyllej në paqe, ishte argjentinasi Dybala që prishi ekuilibrat.

24 vjeçari mori një aksion individual dhe pasi i rezistoj ndërhyrjes së Lucas Leiva lëshoj një të majtë që u stampua në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Strakosha.

Pas kësaj fitoreje,  bardhezijtë presin të qetë rezultatin e takimit së orës 20:45 mes Napolit dhe Romës, Kjo fitore i pozicionon të dytët, -1 nga napoletanët dhe 1 ndeshje të prapambetur, pikërisht atë ndaj Atalantës.

EMISIONET