Dy zjarre në Maliq, flakët djegin banesën dhe një magazinë

Dy zjarre janë regjistruar paraditen e sotme në Maliq.

Konkretisht në fshatin Sovjan një magazinë është përfshirë nga flakët, për shkak të një bombole gazi.

Ndërkohë në Fshat Maliq është regjistruar një tjetër zjarr në një banesë, për shkak të një oxhaku. Flakët rrezikuan edhe 4 banesa të tjera përreth.

Për fat të mirë nuk u raportua për persona t lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Flakët u shuan pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

EMISIONET